Volejboll, Gamova: Një faqe e turpshme e historisë sonë!

Sporte të tjera | 5 vite më parë

Një nga lojtaret më të spikatura në historinë e volejbollit të Rusisë volleyball, Ekaterina Gamova, është një nga sportistet e pakta të vendit të saj që ka folur publikisht, e aq më pak të dënojë sulmin e Rusisë ndaj Ukrainë. Gamova, dy herë “kampione” e Evropës dhe e botës dhe “Lojtarja më e Mirë” (MVP) në Botërorin e 2010-ës me fanellën e përfaqësueses së Rusisë, nuk ka ngurruar të shprehet, duke i habitur shumë njerëz, duke qenë sportistët nga vendi i saj nuk janë shprehur publikisht për konfliktin që ka shpërthyer duke sulmuar Ukrainën. Legjenda 41-vjeçare e rrjetës ruse të femrave ka qenë e ashpër në një postim të saj në rrjetin social “Instagram”.

“Kjo faqe e turpshme do të mbetet përjetë në historinë e vendit tim”, – shkruan Gamova, duke vijuar: “Nuk e kisha imagjinuar kurrë që Rusia do të sulmonte një vend evropian, që do të bombardonte dhe do të vriste. Tanimë e gjithë bota është kundër Rusisë, i vendos asaj sanksione. Ata nuk duan të na shohin në vendet e tyre, duan të na izolojnë Qeveria jonë duhet të ndalojë sa më shpejt të mundet! A mund të kisha heshtur? Po, mund të kisha heshtur! Por jam e turpëruar dhe e trembur. Dhe e di që në Rusi ka shumë njerëz që janë kundër kësaj që po ndodh… Më vjen keq…!” – përfundon postimi i sportistes së njohur ndryshe.

 

 


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme