Volejboll meshkuj: Partizani fiton derbin dhe merr trofeun e

Nuk ka histori finalja e Kupës së Federatës për meshkuj, pasi në sallën sportive të Farkës, Partizani dominon përballjen ndaj rivalëve të Tiranës dhe bën të vetin trofeun e parë të sezonit të ri.
Të besuarit e trajnerit Ylli Tomori mundën 3-0 bardheblutë në një përballje që foli vetëm për të kuqtë dhe që erdhi për teleshikuesit drejtpërdrejt në rrjetin e RTSH-së.
Të besuarit e Arben Sakos mbërritën deri në këtë fazë teksa kishin eliminuar Vllazninë dhe me synim për ta mbrojtur titullin e fituar sezonin e kaluar. Ndërsa partizani pasi eliminoi Studentin më herët falë edhe përforcimeve të fundit, ku spikasin ato të vëllezërve Martiro, të cilët i morën këtë sezon pikërisht nga rivalët bardheblu, treguan superioritetin e tyre përgjatë gjithë takimit duke mos e vënë në diskutim fitoren
25-16 ,25-19 dhe 25-18 ishin rezultate e tre seteve dhe në këtë mënyrë Tirana dorëzon trofeun te rivali më i madh i tyre, në një sezon që pritet të jetë shumë i luftuar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




