Volejboll: Starton Liga “Gjergj Kastrioti”, dy ndeshjet që transmetohen

Evente Sportive | 2 vite më parë

Nis këtë fundjavë Liga “Gjergj Kastrioti” 2024 – 2025 me takimet vëllazërore të cilat do të luhen në Shqipëri dhe në Kosovë.

Katër ekipe nga Shqipëria për secilën kategori meshkuj/femra dhe 4 ekipe nga Kosova po për secilën kategori meshkuj/femra, do të ndeshen ndërmjet tyre në Grupet A dhe B dhe takimet do të zhvillohen me sistem grumbullimi në Shqipëri dhe në Kosovë.

Kjo Ligë e përbashkët zhvillohet për të katërtën herë radhazi si rezultat i bashkëpunimit të ngushtë  midis Federatës Shqiptare të Volejbollit  dhe Federatës së Volejbollit të Kosovës.

Sfidat Skënderbeu-Ferizaj dhe Skënderaj-Tirana në volejboll për femra do të transmetohen drejtpërdrejt në RTSH respektivisht në orën 15:30 dhe 17:30.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme