Vora-Elbasani në RTSH 2, Gvozdenoviç: Kemi mungesa, por synojmë fitoren

Abissnet Superiore | 6 muaj më parë

Trajneri i Elbasanit, Ivan Gvozdenoviç foli për mediat në prag të transfertës kundër Vorës, që do të luhet nesër në orën 16:00 dhe do të transmetohet në RTSH 2. Tekniku ka deklaruar se ka disa mungesa në prag të kësaj sfide, por skuadra si gjithmonë do të synojë maksimumin e pikëve.

“Kemi gjashtë mungesa. Kjo është minus për ne, por nuk është hera e parë. Çdo javë në 4-5 të fundit, kemi probleme me mungesat. Në javë të fundit të kampionatit dhe kemi lojtarë me kartonë, të lodhur apo dëmtuar. Kjo është situata, minus i vogël për ne. Dhe nga fillimi dhe gjithmonë, ne do provojmë të bëjmë maksimumin me lojtarët që kemi. Lojtarët e tjerë janë gati, është shans i mirë për lojtarët. Do provojmë të bëjmë maksimumin.

Është luftë çdo javë. Patjetër që vështirë sepse Vora, Ballshi dhe Tirana do luftojnë fort si çdo skuadër. Dhe ne do luftojmë fort, kemi nevojë për pikët. Është vështirësi për ne, por si gjithmonë. Ne do luftojmë javë për javë, në fund të kampionatit mund të flasim pak për llogari. Jemi në vend të parë apo jo”, ka thënë mes të tjerash Gvozdenoviç.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme