Vota e emigrantëve, Celibashi: Të bëhet i mundur për zgjedhjet e 2025, politika të bashkëpunojë për caktimin e kritereve

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve, Ilirjan Celibashi ka kërkuar bashkëpunim të politikës për të përcaktuar mënyrën se si do të votojnë emigrantët. Duke raportuar në nënkomisionin për Diasporën dhe Migracionin, Celibashi tha se votimi i emigrantëve duhet të bëhet i mundur për zgjedhjet e 2025.
Në votimin e emigrantëve, Celibashi tha se duhet përcaktuar mënyra e votimit si dhe vendi ku do të ushtrohet kjo e drejtë.
“Ngelet për tu bërë eksplorimi dhe cilat janë opsionet për regjistrimin dhe identifikimin e votuesve jashtë, mënyra e votimit, llogaritja e rezultatit. Edhe ata që s’kanë adresë t’u jepet e drejta për të votuar, me kusht të thojë se ku banon. Duhet përcaktuar, është zgjedhje politike. Pasi të kemi vendosur për këtë, kemi detyrimin të evidentojmë këtë kategori. Mund të ndërtohen qendra votimi por implikohet pabesueshmëri. Çdo opsion implikon problematika. Elektron iku do të ishte opsion shumë i mirë dhe ofron të njëjtën siguri për llogaritë bankare. Për çdo mënyrë votimi ka protokolle sigurie. Ky proces të fillojë sa më shpejt, se jemi afër datës së zgjedhjeve parlamentare”, tha Celibashi.
Pak ditë më parë Gjykata Kushtetuese urdhëroi politikën që brenda një viti të plotësojë boshllëkun ligjor që cenon votën e emigrantëve.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




