Votimet në Gjeorgji, presidentja deklaron se janë zgjedhje mes Evropës dhe Rusisë

Botë | 2 vite më parë

Presidentja e Gjeorgjisë Salome Zurabishvili theksoi rëndësinë e zgjedhjeve që do të mbahen në tetor në  vendin e saj. Ajo tha se këto zgjedhje janë të rëndësishme për të vendosur të ardhmen e vendit mes Evropës dhe Rusisë. Kjo deklaratë e Zurabishvilit vjen pasi ajo nënshkroi dekretin që shpall 26 tetorin ditë kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare.

Ajo tha se votuesit do të zgjedhin “Mes luftës dhe paqes. Dita e vendimit, dita e zgjedhjes, disa e mbijetesës po vjen”, tha Zurabishvili, duke theksuar se zgjedhjet do të jenë “thelbësore” për ish-republikën sovjetike, të cilat “do të përcaktojnë fatin e shtetit për shumë vite të ardhshme. Askush në Gjeorgji nuk dëshiron luftë, askush nuk po planifikon një luftë… Zgjedhje do të jetë mes të qenit skllav i Rusisë apo bashkëpunimit me Evropën”, shtoi Zurabishvili.

Pavarësisht dëshirës  së Gjeorgjisë për tu bërë pjesë e perëndimit, duhet theksuar se nuk ka arritur të shkëputet nga ndikim i rus. Miratimi i ligjit për  “agjentët e huaj” nxiti protesta masive në vend, po ashtu dhe Brukseli ka ndërprerë  bisedimet për anëtarësim në BE. Shoqëria civile ka kërkuar vazhdimisht shkëputjen e vendit nga ndikimi rus.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme