Vranë 45-vjeçarin në Shijak 5 muaj më parë, merr fund arratia e 2 autorëve të krimit

Aktualitet | 4 muaj më parë

Janë arrestuar dy autorët e dyshuar të vrasjes së 45-vjeçarit Denis Çumani, ngjarje kjo e ndodhur në Shijak në janar të 2026-ës.

Policia ka ekzektuar masat e sigurisë “arrest me burg” për 38-vjeçarin I.F., dhe 36-vjeçarin D.F., kushërinj me njëri-tjetrin, të akuzuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”

Këta dy persona ishin shpallur në kërkim pasi më 27 janar u konfiktuan për motive të dobëta me 45-vjeçarin Çumani, duke e qëlluar këtëtë fundit me armë zjarri. 45-vjeçari ndërroi jetë në spital pak ditë pas ngjarjes.

“Ekzekutohet masa e sigurisë “Arrest në burg”, për 2 autorët e dyshuar të vrasjes së një 45-vjeçari, në muajin janar 2026, në Shijak.  

Specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimeve të Rënda të Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës ekzekutuan masën e sigurisë “Arrest në burg”, caktuar nga Gjykata e Shkallës së Parë e Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprat penale “Vrasja me dashje”, kryer në bashkëpunim, dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe municionit”, për shtetasit:

-I. F., 38 vjeç dhe D. F., 36 vjeç (kushërinj), të dy banues në Shijak.  

Këta shtetas ishin shpallur në kërkim pasi nga hetimet dyshohet se më datë 27.01.2026, në qytetin e Shijakut, janë konfliktuar për motive të dobëta me shtetasin D. Ç., 45 vjeç dhe e kanë qëlluar me armë zjarri. Për shkak të dëmtimeve, 45-vjeçari ka humbur jetën pas disa ditësh, në spital.        

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Durrës, për veprime të mëtejshme”, thuhet në njoftim.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme