Vrasja e 24-vjeçarit 3 ditë më parë në Shkodër, Gjykata lë në burg autorin

Aktualitet | 2 muaj më parë

Gjykata e Shkallës së Parë në Shkodër ka caktuar masën e sigurisë “arrest me burg” për Andri Vulajn, i dyshuar për vrasjen e Ylber Lulit, ngjarje e ndodhur më 8 shtator në lagjen “Kongresi i Përmetit”.

Vulaj nuk ka dhënë dëshmi për ngjarjen, as në polici dhe as gjatë seancës gjyqësore.

Avokati i tij mbrojtës, Arbër Raja, ka deklaruar se i riu ka dëmtime me thikë në fytyrë, qafë dhe në krah. Mbrojtja i ka kërkuar prokurorisë që të hetojë rrethanat se si janë shkaktuar këto plagë.

Në dëshminë e tij, babai i viktimës, Qamil Luli, ka treguar se ka qenë në gjumë kur ka dëgjuar zhurma nga përleshja mes djalit të tij dhe Vulajt!

Ngjarja u regjistrua rreth orës 05:30, në lagjen “Kongresi i Përmetit”, ku dyshohet se, pas një konflikti për motive të dobëta, 25-vjeçari Vulaj ka qëlluar me armë zjarri ndaj 63-vjeçarit Qamil Luli dhe djalit të tij, 24-vjeçarit Ylber Luli.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme