Vrasja e liderit të Hamasit, Netanyahu: Lufta nuk ka përfunduar ende

Botë | 2 vite më parë

Kryeministri i izraelit Benjamin Netanyahu, ka reaguar lidhur me vrasjen e liderit të Hamasit, teksa e përshkroi Sinwarin si njeriun që qëndronte pas “masakrës më të keqe në historinë e popullit izraelit që nga Holokausti”.

“Ndërsa Izraeli e mbylli llogarinë me të, detyra para nesh ende nuk është  përfunduar. Izraeli do të vazhdojë luftën e tij derisa pengjet të kthehen në shtëpi”, tha ai.

Duke iu drejtuar njerëzve në Gaza, Netanyahu tha se Sinwari shkatërroi jetën e  tyre dhe se pas vdekjes së tij,  Hamasi nuk do ta kontrollojë më territorin, duke e përshkruar këtë si një “mundësi për ta për t’u çliruar nga tirania e tij”.

“Kthimi i pengjeve tona është një mundësi për të arritur të gjitha qëllimet tona dhe na afron më afër fundit të luftës”, tha ai.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme