Vrau efektivin e “Shqiponjave” dhe plagosi kolegun, dalin pamjet me dron nga stani ku fshihej autori
Janë publikuar pamje me dron nga stani ku fshihej 43-vjeçari Violand Braçellari, i cili qëlloi për vdekje efektivin e “Shqiponjave” Enea Mekollin dhe plagosi kolegun e tij, Edison Adrin.
Ngjarja u regjistrua mëngjesin e kësaj të enjte (4 qershor) në Lozhan të Maliqit, ku efektivët kanë qenë në ndjekje të 43-vjeçarit, i cili rezultonte i shpallur në kërkim për veprat penale që lidhen me kultivimin dhe shitjen e lëndëve narkotike.
Gjatë ndërhyrjes, Braçellari ka qëlluar në drejtim të policisë, duke i marrë jetën efektivit Mekolli, 34 vjeç, ndërsa kolegu i tij, Edison Adri mbeti i plagosur, pasi ka marrë dëmtime në kokë dhe në qafë.
Ai ndodhet në Spitalin e Traumës në Tiranë, ku po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale. Po ashtu i plagosur ka mbetur edhe autori Braçellari, i cili është dërguar në Spitalin e Traumës.
Ai ishte person i shpallur në kërkim pasi është dënuar në 2017-ën me 9 vite e 11 muaj burg për dy vepra penale, “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Kultivimi i bimëve narkotike”.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



