Vritet 28-vjeçari shqiptar në Greqi, autorë dy kushërinjtë e tij: Abuzonte me ne

Një 28-vjeçar shqiptar është vrarë në Greqi. Mediat greke raportojnë se dy vëllezër kanë goditur me thikë kushëririn e tyre, pasi pretendojnë se ai ka abuzuar me ta.
Gjithçka ka ndodhur rreth orës 22:50 të mbrëmjes së të hënës, kur efektivët e Policisë Rrugore, të cilët po lëviznin drejt Patisionit, kanë gjetur në rrugë të përgjakur 28-vjeçarin. I plagosuri, u dërgua me ambulancë në spitalin Evangelismos por nuk ka mundur t’i shpëtojë plagëve të marra.
Dy vëllezërit, kryesisht 17 dhe 19 vjeç, janë vetëdorëzuar në polici pak pas ngjarjes. 17-vjeçari ka marrë përsipër autorësinë, ndërsa pretendoi se 28-vjeçari, kushëri i tyre, ka abuzuar me të dhe të vëllanë.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




