Watzke këshillon Haaland: Qëndro te Dortmund, Lewandowski…

Gjermani | 6 vite më parë

Jo vetëm Jadon Sancho. Hans-Joachim Watzke, administrator i deleguar i Borussia Dortmund, gjithashtu foli për Kicker në lidhje me thashethemet për Erling Haaland, gjithmonë në qendër të merkatos: “Ai nuk bëri presion për t’u larguar dhe nuk mendoj se do të ndodhë. Erling dhe Mino Raiola e dinë këtë. Unë mund ta këshilloj atë të bëjë ashtu si Robert Lewandowski, i cili qëndroi këtu për t’u bërë një nga më të mirët në botë. Ai nuk do të jetë në gjendje ta bëjë atë vetëm për një vit. Atëherë është e qartë se nëse Erling na lë një ditë, do të jetë thjesht për të shkuar në një klub edhe më të madh”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme