Wurzburg, somalezi vret me thikë tre persona

Një ngjarje e rëndë ndodhi pasditen e së premtes në në Ëurzburg, të Gjermanisë jugore, ku tre njerëz u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën, disa prej rëndë, nga një sulm me thikë. Agresori ishte një i ri somalez, i cili me një thikë të madhe dhe i zbathur i sulmoi njerzit në mënyrë krejt të beftë. Policia gjermane njoftoi se sulmuesi sulmoi kalimtarët në Sheshin Barbarossa të qytetit. Sipas raportimeve të mediave lokale, policia ndaloi sulmuesin duke e qëlluar në këmbë dhe e arrestoi. Mëngjesin e së shtunës banorët në qytetin jugor gjerman të Ëürzburg ndezën qirinj në një memorial të vogël dhe shprehën trishtim dhe mosbesim, pasi tre njerëz u vranë dhe pesë të tjerë u plagosën rëndë në një sulm me thikë “tepër të egër” nga një djalë somalez. “Kam dëgjuar lajmin në një kanal televiziv natën e kaluar, pak para orës 19:00, e pashë atë në një kanal tjetër, nuk mund ta besoja. Është shumë e trishtueshme. Gjithmonë thuhej se kjo nuk mund të na ndodhë në Ëürzburg, por tani ka ndodhur.”, thotë Horst, banor i Würzburgut. „Ndikon tek ne dhe është kaq trishtuese që diçka e tillë po ndodh këtu, që njerëz të pafajshëm vriten ose lëndohen. Dhe që njerëzit janë aq të sëmurë psikqikisht sa bëjnë një krim të tillë “, thotë Monika, banore e Würzburgut.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




