Xabi Alonso mund të largohet nga Leverkusen në fund të sezonit

Aventura e Xabi Alonsos si trajner i Bayer Leverkusen mund të përfundojë qershorin e ardhshëm. Vitin e kaluar, spanjolli ishte arkitekti i një sezoni të paharrueshëm, i cili pa skuadrën e tij të fitonte Bundesligën si e pamposhtur, të ngrejë Kupën e Gjermanisë dhe t’i dorëzohej Atalantës në finalen e Europa League.
Kontrata e trajnerit skadon në vitin 2026, por sipas Sky Sport Deutschland, Leverkusen tani ka pranuar se mund të ndahet me trajnerin në fund të këtij sezoni. Xabi Alonso mund të largohet nga Gjermania për në Angli, për të zënë vendin e Guardiolës në Manchester City, apo Spanjë.
Në fakt, shumë e shohin atë si trashëgimtarin e mundshëm të Ancelottit tek Reali i Madridit: megjithatë, ish-trajneri i Milanit është ende i lidhur me “Blancos” për dy vite të tjera.
Bayer tashmë ka dy zëvendësues në mendje: Sebastian Hoeness (Shtutgart) dhe Sandro Wagner (zëvendës-trajner i kombëtares gjermane).
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




