Xhaka eurogol, fitore e çmendur për Leverkusenin

Goli i parë i Leverkusenit në sezonin e ri të Bundesligës mban firmën e Granit Xhakës. Mesfushori shqiptar, i cili luan për përfaqësuesen e Zvicrës, ka dhuruar spektakël me një goditje nga distanca duke mposhtur portierin e Borussia M’gladbach, Jonas Omlin dhe duke i dhënë avantazhin skuadrës kampione.
Xhaka, pavarësisht golit spektakolar të shënuar, preferoi të mos festonte pasi në të kaluarën e tij ka qenë pjesë e skuadrës së M’gladbach, nga viti 2012 deri në 2016, përpara se të transferohej te Arsenali.
Një debutim në kufi me çmendurinë për kampionin gjerman, Bayer Leverkusen, i cili rrezikoi të prishte gjithçka me rikthimin e Borussia Monchengladbach, për të përmbysur më pas rezultatin në finale.
Pas golit të Xhakës ishte Wirtz që dyfishoi shifrat në minutën e 38-të. Megjithatë, vendasit vendosën barazpeshën me golat e Elvedi 59’ dhe Kleindienst 85’. Por në limite ishte Florian Wirtz që realizoi nga pika e bardhë në dy tentativa për një fitore 3-2.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




