Xhaka, i sinqertë: Bayern është një klub shumë i madh, por…

Granit Xhaka rizbuloi një rini të dytë duke vendosur të largohej nga Arsenali për të konkurruar sërish në Bundesligë, por duke pranuar sfidën ambicioze për të udhëhequr Bayer Leverkusen drejt triumfit.
Kështu, verën e kaluar u largua nga Topçinjtë dhe mbërriti në oborrin e Xabi Alonso-s, duke fituar dopietën(kampionatin dhe Kupën e Gjermanisë) kundër Bayern.
Dy kupa iu shtuan vitrinës së trofeve në moshën 31-vjeçare, falë një skuadre të ndërtuar me përpikëri nga trajneri bask për një tjetër ish-mesfushor të Liverpool dhe Bayern – ndër të tjera. Triumfet e mundësuara edhe nga shokët e skuadrës që janë bërë shtylla të domosdoshme, si Jonathan Tah, i lidhur vazhdimisht me rivalët.
Këtu Xhaka ndërhyri për të shprehur mendimet e tij për këtë çështje: “Të gjithë e dinë që Bayern është një klub shumë i madh. Dhe klubet e mëdha duan lojtarët më të mëdhenj. Ky duhet të jetë një nder edhe për Jonathan”, pranoi ish-lojtari i Arsenalit në faqen e BILD.
“Ne e dimë se sa i rëndësishëm është ai për ekipin tonë. Ai gjithashtu e di se ku është Leverkusen sot. E di që vitin e kaluar ne u shpallëm kampionë. Ky është vendimi i tij”.
“Do të donim ta mbanim Jon. Nuk e ka mendjen diku tjetër, është shumë i fokusuar. Ashtu siç e njoha sezonin e kaluar. Sigurisht, ne të gjithë shpresojmë që ai të qëndrojë me ne”.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




