Xhimi Batler pjesë e një konsorciumi që do të blejë aksionet e Kristal Palas

Një konsorcium amerikan është gati për të ofruar 143 milionë stërlina për 43% të aksioneve të klubit të Kristal Palasit.
Sipas “The Neë York Times” pjesë e konsorciumit është edhe ylli i Golden Stejtit, Xhimi Batler. Basketbollisti i Ëarriors së bashku me ish-funksionarin e lartë të “Morgan Stanley”, Bejan Esmaili dhe ish ish-avokatin e “Roc Nation”, Ëajid Mir, janë gati të marrin aksionet që zotërohen nga Xhon Tekstor.
Ky i fundit zotëron aksione edhe te ekipi i Lion dhe sipas rregullave të UEFA njëra nga dy skuadrat e kishte të pamundur që të ishte pjesë e Ligës së Europës 2025-2026.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



