Xhorxh Kluni i bën thirrje Bajden të tërhiqet nga gara presidenciale

Aktori George Clooney ( Xhorxh Kluni ), një nga mbështësit dhe donatorët më të mëdhenj në Hollivud të presdentit amerikan Joe Biden ( Xho Bajden ), i ka bërë thirrje këtij të fundit të tërhiqet nga gara presidenciale. Kjo vetëm pak javë pasi Kluni organzoi një aktivitet madhor për mbledhjen e fondeve për fushatën e Baiden.
“E dua Xho Bajden. Si senator, si zëvëdëspresident dhe president. E konsideroj mik dhe besoj në të”, u shkruajti Kluni në një editorial publikuar nga Nju Jork Tajms. “Por, shtoi aktori, Bajden që takova në aktivitetetin për mbledhjen e fondeve nuk ishte Bajden i madh i viti 2010. Bile nuk ishte as Xho Bajden i vitit 2020. Ishte i njëti që pamë gjatë debatit presidencial”, shtoi Kluni, duke iu referuar performancës së dobët të Bajdenit gjatë debatit me rivalin e tij republikan Donald Trump ( Donald Tramp ). Presidenti nuk është në nivelin e detyrës për mposhtjen e Tramp në muajin nëntor, vijon më tej aktori, duke shtuar se të gjithë mund të fshihnin kokën si struci dhe të luteshin për një mrekulli në muajin nëntor, por më mirë, sipas tij është të thuhet e vërteta.
Deklarata e Klunit ishte një vlerësim shokues i gjendjes aktuale shëndetësore të Bajden dhënë nga dikush që ka patur marrëdhënie të ngushta me presidneitn. Kluni nuk është vetëm një yll Hollivudi dhe një donator i fushatës së Bajden, ai është dikush që ka kaluar kohë me Bajden përgjatë viteve, dhe adhurues i tij i madh. Nga shumë mbështetës të Partisë Demokratike në Hollivud, Kluni shihet si një lloj kompasi për shkak të angazhimit dhe aktivizmit të tij.
Editoriali i aktorit përbën edhe një nga dezertimet më të mëdha kundër Bajden në Hollivud dhe u publikua në një kohë që shumë demoratë në kongres i kanë kërkuar Bajden të tërhiqet nga gara presideciale për shkak të shqetësimeve për moshën dhe shëndetin e tij mendor.
Gazetare Elda Pepa
/ rtsh.al /
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




