Xhorxha numërim manual të votave, shteti parë federal amerikan që miraton këtë proces për zgjedhjet e 5 nëntorit

Botë | 2 vite më parë

Numërimi manual i votave është vendimi më i fundit në një sërë ndryshimesh të miratuara muajt e fundit nga një shumicë konservatore që mbështet ish-presidentin Trump në komisionin zgjedhor të Xhorxhas.

Zyrtarët thonë se po përpiqen t’i bëjnë zgjedhjet e 5 nëntorit më të sigurta. Por grupet për të drejtën e votës thonë se ndryshimet mund të lejojnë anëtarët e bordit zgjedhor të vonojnë ose kundërshtojnë certifikimin e rezultatit të zgjedhjeve, duke e çuar procesin drejt kaosit në këtë shtet. Xhorxhia është një nga shtatë shtetet që mund të përcaktojë fatin e garës mes kandidatit republikan për president Donald Trump dhe rivales së tij demokrate Kamala Harris.

Në zgjedhjet e vitit 2020,  Trump e humbi Xhorxhian me më pak se 12 mijë vota krahasuar me kundërshtarin demokrat Joe Biden.  Numërimi me dorë, që u miratua falë një votimi 3 me 2 ne komisionin  zgjedhor të këtij shteti , u denoncua nga administratorët e zgjedhjeve dhe punonjësit zgjedhorë, që morën pjesë në takim si dhe u kundërshtua nga sekretari i shtetit të Xhorxhias dhe zyra e Prokurorit të Përgjithshëm. Me këtë vendim Xhorxhia bëhet i vetmi shtet në SHBA që zbaton një proces numërimi të tillë.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme