Yamal kthehet në çështje shtetërore… se valëviti flamurin e Palestinës, ministri izraelit e akuzon “për nxitje urrejtjeje”

Gjesti që bëri gjatë festimeve në rrugët e Barcelonës për titullin e 29-të në La Liga kanë futur në telashe Lamine Yamal. Në një moment të paradës me autobusin e hapur sulmuesi i krahut i Spanjës i kërkoi një tifozi që t’i hidhte flamurin e Palestinës dhe më pas e valëviti për disa minuta.
Më pas 18-vjeçari ka postuar në profilin e tij në rrjetet sociale fotografinë e momentit duke ndezur shumë polemika në Izrael. “Lamine Yamal zgjodhi të nxiste urrejtje kundër Izraelit dhe kundër ushtarëve tanë po luftojnë organizatën terroriste Hamas, e cila masakroi, përdhunoi, dogji dhe vrau fëmijë, gra dhe të moshuar hebrenj më 7 tetor”, shkroi ministri izraelit i Mbrojtjes, Israel Katz, në një mesazh të publikuar në spanjisht, të postuar në llogarinë e tij në Twitter. A.V.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




