Yamal nuk buzëqesh më, Flick është “fajtori”

Lamine Yamal qëndroi në fushë për 65’ në takimin e radhës së Barçës dhe në momentin e zëvendësimit u pa qartë se lojtari nuk ishte aspak i qetë.
Sipas medieve spanjolle motivi pas humorit të keq të talentit 19-vjeçar nuk ka lidhje me largimin e tij nga fusha.
Hansi Flick ka vendosur për të larguar tri lojtarë si Alejandro Balde, Marc Casadó dhe Hector Fort. Bëhet fjalë për tri shokë të Yamal, i cili nuk ka pritur aspak mirë mënyrën se si trajneri gjerman po sillet me lojtarët e rinj, të cilët praktikisht po detyrohen që të largohen nga Barcelona.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




