Yildiz operohet në Gjermani, turku do t’i mungojë Juventusit gati tre muaj

Futboll Bota | 2 muaj më parë

Sezoni ka vetëm dy javë që ka filluar dhe Juventusi duhet të bëjë llogaritë me disa mungesa të gjata. Në pritje për të mësuar fatin e Khephren Thuram, që ka kryer kontrollet e gjurit në Lion, trajneri Spalletti ka humbur për një kohë të gjatë Yildiz dhe Ekhator.

Futbollisti turk është operuar në Gjermnani dhe do të qëndrojë rreth tre muaj jashtë fushave. “Yildiz i është nënshtruar ndërhyrjes kirugjikale për frakturën në këmbën e majtë, – shkruhet në komunikatën e klubit. – Ndërhyrja në Augsburg Hessingpark Klinik nga doktor Martin Jordan është kryer me sukses të plotë dhe nga nesër lojtari do të nisë programin e rehabilitimit”.

Mungesë tjetër për Juventusin është ajo e Ekhator, i cili ka një problem muskulor. Ai ka kryer kontrollet në J|Medical, që kanë evidentuar një tërheqje dhe pas dy javësh do të kryejë analiza të tjera.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme