Ylli i Juves pas takimit me Trump: U habita, foli për Iranin dhe politikë… unë jam për të luajtur futboll!

Sport | 1 vit më parë

Donald J. Trump priti mbrëmjen e kaluar ekipin e Juventusit në Shtëpinë e Bardhë ku edhe mbajti një fjalim të shkurtër. Në këtë takim, ku ishte prezent edhe Infantino, presidenti i Shteteve të Bashkuara të Amerikës nuk u fokusua te futbolli pasi foli për tema të tjera, të cilat kanë shumë pak lidhje me Kupën e Botës për Klube…

Lojtarët u dukën të habitur nga takimi në Zyrën Ovale ku Trump nga një temë siç është ajo e transgjinorëve në sport kaloi te konflikti në Lindjen e Mesme mes Izraelit dhe Iranit.

“Të them të drejtën u zura në befasi. Ishte disi e çuditshme. Kur ai nisi të fliste për politikën, për Iranin dhe gjithçka tjetër u gjenda në vështirësi. Me vete mendoja, jam këtu vetëm për futboll”, tha Timothy Weah.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme