Ylli i NBA-së refuzon rikthimin në fushë: Nuk luaj më këtë sezon

Sezoni 2019-2020 i NBA-së do të rinisë më 31 korrik në Orlando, Florida, ku do të luhen disa nga ndeshjet e mbetura të sezonit të rregullt dhe më pas play off-i. Në këtë fazë nuk do të marrë pjesë një nga yjet e NBA-së, Kevin Durant, që në fakt, në sezonin e parë me Brooklyn Nets nuk ka luajtur asnjë ndeshje.
Ai është dëmtuar një vit më parë dhe kur mendohej se mund të aktivizohej në pjesën e mbetur të sezonit, ka qenë vetë lojtari që ka vendosur të kundërtën.
“Sezoni im ka përfunduar. Nuk kam asnjë dëshirë për të luajtur kështu. Ky vendim është marrë që verën e kaluar me klubin, që këtë vit nuk do të luaja. Zoti e di se me sa dëshirë e pres rikthimin në fushë, por është më mirë të pres edhe pak”, tha Durant.
“Nuk jam ende gati për të luajtur me këtë intensitet që kërkon kjo periudhë, me kaq shumë ndeshje. Në të shkuarën, disa herë kam luajtur para kohe dhe jam dëmtuar sërish. Nuk dua të rrezikoj. Pata një dëmtim të rëndë, që kërkon kohë dhe dua të jem në 100% të formës kur të rikthehem”, tha Durant.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




