Zanatet, kaq të dashura edhe për të rinjtë – Leonard Manerkolli u kthye nga Londra, punon berber

Sociale | 2 vite më parë

Leonard Manerkolli e nisi rrugëtimin e tij  në profesionin e berberit në Angli, ku emigroi prej vitesh. Duke ndjekur shembullin e të vëllait, ai u bë berber në Londër, pas shumë vitesh ai është rikthyer në vendlindje në Lezhë ku investoi për të ushtruar të njëjtin zanat.

Përvojat mes dy vendeve e ka bërë të riun më profesionist. Ai rrëfen se në Angli ka pasur klientë të të gjitha kategorive.

Ndërsa në Angli shumë shqiptarë merreshin me veprimtari të jashtëligjshme Leonardi nuk u tundua kurrë duke dhënë shembullin e një të riu shqiptar që di t’ia dalë edhe me punë dhe vullnet.

Leonardi është shembulli i një të riu shqiptar që ka zgjedhur të rikthehet e të investojë në vendin e tij duke e parë zanatin e berberit jo vetëm si një punë por edhe si një pasion të cilin ka dëshirë t’ia mësojë të tjerëve.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme