Zbulime të reja arkeologjike në Amantia- Zbulimi i strukturave, dëshmi për historinë e qytetit antik
Gërmimet arkeologjike kanë sjellë zbulime të reja të rëndësishme për historinë e qytetit antik të Amantias.
Zbulimi i parë ndodhet jashtë rrethimit të qytetit. Është një ndërtese që daton ne shekullin III para lindjes se krishtit që mendohet se mund të ketë shërbyer si stacion për kafshët e transportit.
Zbulimi tjetër është në zonën e agorasë antike ku gjurmët e shkatërrimit të strukturave fortifikuese datojnë në shekullin e pestë pas Krishtit.
“Së bashku me Drejtorinë e Shërbimit Arkeologjik vijuam gërmimet për hapjen e të gjithë fortifikimit të pjesës së poshtme të qytetit, ku u zbulua vijimi i traktit të murit të godinave të cilat ndodheshin brenda saj, si dhe një shtresë rrëzimi apo shkatërrimi, e cila daton rreth shekullit të pestë pas erës sonë, pra që tregon një ndërhyrje të dhunshme dhe një periudhë konfliktesh në atë periudhë. Gjithashtu mendojmë se kemi identifikuar një kullë që është pjesë e sistemit fortifikues. Gjithashtu kemi zbuluar strukturat e një godine me sipërfaqe rreth 30 m të gjatë dhe 6 m të gjerë, me një rresht blloqesh, me funksion ekonomik”, tha Kriledjan Çipa, arkeolog.
Arkeologët planifikojnë zgjerimin e kërkimeve në zonën e akropolit dhe pranë stadiumit antik, ku dyshohet për praninë e strukturave të tjera publike. Rezultatet e deritanishme po hedhin dritë të re mbi organizimin urban dhe sistemin mbrojtës të qytetit antik.
Gazetare: A. Hysaj
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




