Zbulohet dakordësia Meta – Berisha për këshillat bashkiakë, referencë zgjedhjet e 2015

Lista e Koalicionit “Bashkë fitojmë” për këshillat bashkiakë do të hartohet bazuar në përqindjen e subjekteve zgjedhore në zgjedhjet e 2015-tës.
Ish-Kryeministri Sali Berisha tha se kjo listë do të miratohet në kryesi dhe se ajo do të depozitohet pranë KQZ-së brenda afatit.
Në konferencën për mediet Berisha shprehu bindje se grupimi i Alibeajt nuk do të dëmtojë këtë koalicion në zgjedhje, ndërsa akuzoi sërish Bashen dhe Alibeajn si shërbëtorë të Ramës.
“Sipas përqindjeve, e ke fjalën për koalicionin, apo jo? Në dijeninë sipas përqindjeve në çdo bashki. Referencë është 2015-ta. Lista e këshillit bashkiak nuk është mbyllur akoma, do ta miratojë kryesia, po propozojnë degët dhe mbi bazën e propozimit të degëve, kryesia do të miratojë këshillat. Kjo është procedura” tha Berisha.
Berisha tha se koalicioni “Bashke fitojmë” po ecen drejt fitores edhe pse qeveria po bën përpjekje për të tjetërsuar vullnetin e votuesve. Për shmangien e këtij fenomeni Berisha tha se është ngritur një grup monitorimi i procesit zgjedhor, ku qytetarët të kenë mundësi të bëjnë denoncimet. Kjo iniciative shpreh mosbesimin e plotë tek institucionet e drejtësisë veçanërisht tek SPAK.
Berisha tha se “SKAP” si pjesë e partisë në pushtet nuk heton për aferën e incineratoreve, dhe denoncoi se se ka informacione që Arben Ahmetaj është nisur drejt Londrës për një marrëveshje me Ramën. Edhe pse e konsideron pjesë të aferës së incineratoreve, thekson se përgjegjesi kryesor i saj është Rama.
Edhe në kete konference ish-Kryeministri Berisha kishte nje mesazh per ambsadoren amerikane KIM, e cila sipas tij ende nuk eshte shprehur per skandalin Megonigal.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




