Zbulohet kundërshtari i Tyson Fury për meçin e 5 dhjetorit

Tyson Fury pritet të përballet me Agit Kabayel në meçin e 5 dhjetorit në Britani të Madhe.
Kampioni i botë në kategorinë e rëndë në WBC, Fury do ta mbrojë titullin në Londrën muajin e ardhshëm, pavarësisht se a do të lejohen apo jo shikuesit në stadium
Kabayel është zgjedhur si kundërshtar i Furyt dhe i ka 24 orë për t’iu përgjigjur ofertës.
“Tyson Fury do të luftojë më 5 dhjetor”, tha thënë Frank Warren, promotori i Furyt në Britani të Madhe.
“Ne ia kemi zgjedhur atij një kundërshtar, i cili është Kabayel. Ai do t’i ketë 24 orë për ta nënshkruar kontratën”, shtoi ai.
“Ai është i pamposhtur dhe e ka edhe një fitore kundër Derek Chisoras”, theksoi ai.
Kabayel është 28-vjeçar nga Gjermania dhe është i pamposhtur 20 meçe profesionale deri tani.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




