Zelenski kërkon fundin e luftës, përmend 3 faktorët që ndihmojnë sipas tij

Botë | 2 vite më parë

Presidenti ukrainas Volodymir Zelenski deklaroi  në një intervistë që tre faktorët që ndihmojnë në fundin e luftës janë:  “Durimi, mbështetja  për Ukrainën dhe presioni diplomatik sjellin  një përfundim të drejtë të luftës. Nëse Shtetet e Bashkuara dhe vendet evropiane ruajnë unitetin, do të shtohet presioni dhe do ti tregojë Moskës se nuk ka asnjë shans,” tha ai. 

Zelenski theksoi se ai nuk mund t’i përgjigjet thirrjeve për armëpushim derisa Rusia vazhdon të pushtojë territorin ukrainas. Ai tha se deri në fund të nëntorit do të krijojë një plan veprimi për paqen. Zelenski zbuloi se gjatë një bisede telefonike ai kishte ftuar ish-presidentin e SHBA-së Donald Tramp për të vizituar vendin e tij.

“Nëse Tramp dëshiron të mësojë diçka për Ukrainën, ai mund të vijë dhe të shohë vetë ose të më pyesë. Ne kemi qenë në kontakt me ekipin e tij. Tramp më tha se ishte i disponueshëm për çdo pyetje dhe se unë e kam numrin e tij të telefonit”, tha Zelenski. Ai theksoi gjithashtu rëndësinë e mbështetjes së Japonisë.

“Japonia është një përfaqësuese e G7 dhe na ka ofruar mbështetje ekonomike, humanitare dhe teknike. Ata na erdhën në ndihmë kaq shpejt. Ishte vendi i parë jo anëtar i NATO-s që nënshkroi një marrëveshje bashkëpunimi për sigurinë me Ukrainën,” u shpreh Zelenski. Ai shprehu dëshirën që Japonia  të ushtrojë ndikimin e saj në vendet e tjera si liderë në rajonin e Paqësorit dhe do të sigurojë bashkëpunim për rindërtimin e Ukrainës.

/RTSH/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme