Zelensky miraton dekretin, sanksione ndaj subjekteve dhe individëve rusë

Europë | 10 muaj më parë

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka nënshkruar dekretin nr. 8/2026, duke vënë në fuqi vendimin e Këshillit të Sigurisë Kombëtare dhe Mbrojtjes së Ukrainës për sanksione ndaj 95 individëve dhe 70 subjekteve ligjore, shumica prej të cilëve janë qytetarë dhe rezidentë rusë.

Këto sanksione synojnë persona dhe kompani të lidhura me kompleksin ushtarak-industrial rus, duke përfshirë prodhues dhe furnizues të pajisjeve të komunikimit, luftës elektronike dhe mikroelektronikës për forcat e armatosura ruse.

Ndërmarrje industriale në sektorët kimik, nxjerrës, metalurgjik, si dhe kompleksin e karburanteve dhe energjisë.

Qëllimi është të komplikohet furnizimi dhe prodhimi i armëve ruse të përdorura në luftën kundër Ukrainës.

Zyra e Presidentit ukrainas theksoi se Ukraina do të vazhdojë koordinimin me partnerët për të sinkronizuar sanksionet, dhe disa nga këto emra pritet të përfshihen në paketën e 20-të të sanksioneve të Bashkimit Evropian, e cila po përgatitet për fillim të vitit 2026.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme