Zelensky shkarkon shefin e Forcave Ajrore, pas rrëzimit të F-16 të SHBA

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky ka shkarkuar komandantin e Forcave Ajrore Mykola Oleschuk pasi një nga avionët luftarakë amerikanë F-16 të dorëzuar në Kiev u rrëzua, duke vrarë pilotin e tij.
Presidenti ukrainas nuk specifikoi arsyet e largimit të Oleschuk, por tha se stafi duhet të mbrohet dhe se është e nevojshme të forcohet administrata. “Vendosa të zëvendësoj komandantin e Forcave Ajrore të Forcave të Armatosura të Ukrainës. Unë do t’u jem përjetësisht mirënjohës të gjithë pilotëve tanë ushtarakë”, tha vetë Zelensky në një postim në Telegram pas publikimit të dekretit presidencial.
Presidenti ukrainas nuk specifikoi arsyet e largimit të Oleschuk, por tha se stafi duhet të mbrohet dhe se është e nevojshme të forcohet administrata.
Detyrat e Oleschuk do të merren përkohësisht nga zëvendësadmirali Anatoli Krivonozka.
Ushtria ukrainase nuk ka specifikuar shkakun e rrëzimit të F-16, duke thënë vetëm se ai u rrëzua teksa i afrohej një objektivi rus. Oleschuk kishte thënë se SHBA po ndihmonte për të hetuar incidentin.
Vdekja e pilotit është një goditje e madhe për Ukrainën. F-16-ët e parë mbërritën në vend vetëm në fillim të këtij muaji dhe Moonfish ishte një nga pilotët e paktë të trajnuar për t’i fluturuar ato.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




