Zgjedhja e Matt Gazetz në krye të Departamentit të Drejtësisë, zyrtarët paralajmërojnë dorëheqje masive

Përzgjedhja e Matt Gaetz nga presidenti i sapozgjedhur i SHBA-ve, Donald Trump, si prokuror i përgjithshëm i ardhshëm, ka nxitur reagimin e zyrtarëve të Departamentit të Drejtësisë, të cilët kanë paralajmëruar dorëheqje masive nëse kjo gjë ndodh.
Disa prej rreth 110,000 punonjësve të departamentit, përshkruan një atmosferë frike mbi perspektivën që Gaetz mund të merrte drejtimin e agjencisë më të lartë të zbatimit të ligjit në vend.
Kongresmeni nga Florida, i cili ka qenë një kritik i DD-së, kohët e fundit ka qenë subjekt i një hetimi kriminal për trafikim për shfrytëzim prostitucion nga departamenti federal, të cilin pritet të drejtojë.
Roli i prokurorit të përgjithshëm të SHBA-së zgjidhet nga presidenti, por konfirmohet për t’u emëruar nga Senati.
Trump ka qenë i zëshëm për përdorimin e agjencisë si një mjet ndëshkimi kundër armiqve të tij.
Disa prokurorë federalë kanë frikë se drejtimi i Trump mund të rrëzojë norma të rëndësishme institucionale që kanë qeverisur punën e DD që nga skandali Watergate në fillim të viteve -1970.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




