Zgjedhjet e 17 dhjetorit-Vuçiq: Kurti kërkon njohje që serbët të votojnë

Presidenti serb Aleksandër Vuçiq ka deklaruar nga Dubai se Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti nuk do lejojë serbët në Kosovë të votojnë në zgjedhjet e 17 dhjetorit, pasi sikurse theksoi Vuçiq, kërkon që Serbia të njohë Kosovën.
“Kjo do të thotë se duhet ta njohim Kosovën që serbët të marrin pjesë në zgjedhje, asgjë më shumë e asgjë më pak. Këtë e dinë të gjithë në Evropë”, tha Vuçiq.
Ditët e fundit ka pasur thirrje nga BE që Prishtina të sigurojë votën për serbët.
Në lidhje me zgjedhjet e 17 dhjetorit në Preshevë, Medvegjë dhe Bujanoc, kryeministri Kurti ku tha se ajo pjesë e ka gjithmonë mbështetjen e Kosovës.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




