Zgjedhjet e 2025- KQZ cakton numrin e mandateve, Tirana shkon në 37, Korçës i hiqet një

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka caktuar numrin e mandateve për çdo zonë zgjedhore për zgjedhjet parlamentare të vitit 2025. Për pasojë, Tiranës i është shtuar 1 mandat, duke shkuar në 37 mandate deputetësh nga 36 që ishte në zgjedhjet e kaluara, ndërsa Korçës i është hequr një mandat, ku nga 11, do të ketë në këto zgjedhje 10 mandate deputetësh.
Ndarja e mandateve bëhet në varësi të numrit të popullsisë. Numri total i shtetasve pjesëtohet me numrin 140 të mandateve të Kuvendit. Nga ky përpjestim, përcaktohet numri mesatar i shtetasve që i takojnë çdo mandati dhe më pas numri i shtetasve për çdo zonë zgjedhore është pjesëtuar me numrin mesatar të shtetasve që i takojnë çdo mandati.
Zgjedhjet e vitit të ardhshme do të mbahen më 11 maj, ndërsa data u dekretua të enjten (5 dhjetor) nga Presidenti Bajram Begaj.

Shpërndarja e mandateve për çdo zonë zgjedhore
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




