Zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar, miliona qytetarë thonë fjalën e tyre

Botë | 2 vite më parë

Miliona njerëz i janë drejtuar kutive të votimit në zgjedhjet e përgjithshme në Mbretërinë e Bashkuar. Rreth 46 milionë votues kanë të drejtë të zgjedhin 650 deputetë, partive u duhen të paktën 326 vende për të formuar një qeveri të shumicës.

Këto zgjedhje të përgjithshme pritet të heqim konservatorët e Rishi Sunak nga pushteti dhe të sjellin Keir Starmer të Laburistëve si kryeministër.

Mesazhi i Sunak në ditën e votimit mbeti rreth inkurajimit të votuesve konservatorë për të “ndaluar super-shumicën laburiste”, në vend që të pozicionohej për të vazhduar në Downing Street.

Laburistët e Starmerit po i bëjnë thirrje njerëzve të dalin dhe të votojnë për ndryshim. Sondazhet e opinionit sugjerojnë se laburistët janë në rrugën e duhur për të siguruar një shumicë të madhe./ BBC

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme