Zgjedhjet në PD, voton Berisha: I qëndroj deklaratës për t’u rikthyer në krye të partisë

Lideri historik i Partisë Demokratike, Sali Berisha, ka votuar për kandidatin që do të drejtojë partinë në 4 vitet e ardhshme. Zoti Berisha bëri thirrje për pjesëmarrje në procesin e votimit, ndërsa është pyetur nga gazetarët nëse i qëndron deklaratës për rikthimin në krye të PD, Berisha tha se “është konsistent në deklaratat e tij”.
“Besoj se kjo nuk do të nxjerrë të ndarë, do ta nxjerrë të bashkuar, kandidatët i kanë shprehur pikëpamjet e tyre. Që është krejtësisht normale, janë zotuar që do të vazhdojnë, pavarësisht nga rezultati, përpjekjet e tyre për PD dhe për vendin. Të shohim se çfarë po bëjmë vetë për të organizuar shqiptarët, inkurajuar për ti mbledhur dhe për t’iu kthyer shpresën, besimin, se Shqipëria e bukura e dheut nuk meriton të largohemi, por meriton të punojmë me guxim të madh”, tha më tej.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




