Zgjedhjet në rajonet lindore, “Alternativa për Gjermaninë” renditet para partisë së kancelarit Scholz

Qytetarët në dy landet lindore gjermane të Tyringenit dhe Saksonisë votuan këtë të diel në zgjedhjet lokale.
Sipas rezultateve paraprake, Partia e Ekstremit të Djathtë, “Alternativa për Gjermaninë” renditet e para në të dy landet, duke marrë më shumë vota edhe sesa koalicioni i tre partive të kancelarit gjerman Olaf Scholz.
Një fitore do të shënonte herën e parë që një parti e ekstremit të djathtë ka më shumë vende në një parlament gjerman që nga Lufta e Dytë Botërore.
Si AfD ashtu edhe Sahra Wagenknecht janë të dyja parti kundër emigracionit, euroskeptikë, miqësore me Rusinë dhe janë veçanërisht të forta në Lindjen e dikurshme të drejtuar nga komunistët, ku shqetësimet për krizën e kostos së jetesës, luftën në Ukrainë dhe emigracionin janë të thella.
Fitorja në zgjedhjet e sotme e Alternativës për Gjermaninë do të paraqiste një sinjal të fuqishëm për partinë e së djathtë së skajshme rreth një vit përpara zgjedhjeve të ardhshme të përgjithshme.
Megjithatë kësaj force do t’i duhej një aleat për të qeverisur dhe ka shumë të ngjarë që asnjë forcë tjetër nuk do të pajtohet për ta sjellë atë në pushtet. Pavarësisht kësaj, forcimi i kësaj partie do ta bënte formimin e qeverive të reja në këto dy lande jashtëzakonisht të vështirë.
Gazetar: Artur Mata
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




