Zgjidhen 27 finalistet e Miss Shqipëria 2025, finalja më 18 qershor në Amfiteatrin e Liqenit
Miss Shqipëria, eventi më madhështor i bukurisë shqiptare, ka nisur edicionin e tij të 27-të, duke hapur siparin e një rrugëtimi magjepsës drejt kurorëzimit të më të bukurës ndër vajzat shqiptare. Në këtë rrugëtim magjepsës drejt kurorëzimit të më të bukurës shqiptare, mbi 320 vajza nga e gjithë Shqipëria dhe diaspora sfiduan veten në audicionet e organizuara nga Deliart Association, ku vetëm 27 prej tyre do të vazhdojnë garën për titullin e mbretëreshës së bukurisë shqiptare.
Organizatori, Petri Bozo, theksoi se këtë vit, pas një udhëtimi të mrekullueshëm nëpër të gjitha monumentet e trashëgimisë kulturore shqiptare, Miss Shqipëria rikthehet në zemër të Tiranës, aty ku edhe lindi për herë të parë kjo traditë e bukurisë dhe krenarisë shqiptare.
“Kemi vendosur që eventi të finalizohet në Amfiteatrin e Liqenit Artificial që është një sallë eventesh në natyrë. Nuk mungon as këtë vit turi fantastik i Miss Shqipërisë, nuk do të mungojë as raporti i provave të stërzgjatura të ditëve të fundit”, u shpreh organizatori i eventit Petri Bozo.
Për vajzat finaliste, kjo është më shumë se një garë: është një mundësi e artë për të ndriçuar në skenën e madhe të suksesit, një dritare që mund t’u hapë horizonte të reja në karrierën e tyre në fushën e modës, artit dhe kulturës.
Finalja madhështore e Miss Shqipëria do të mbahet më 18 qershor në Tiranë, duke premtuar një natë të paharrueshme, të mbushur me elegancë, emocion dhe magji.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




