Zhvillimi i beach volley përgjatë bregdetit shqiptar, Gonxhja takon kreun e Federatës Europiane të Volejbollit

Evente Sportive | 10 muaj më parë

Ministri i Turizmit, Kulturës dhe Sportit, Blendi Gonxhja, në kuadër të 80-vjetorit të Federatës Shqiptare të Volejbollit u takua me Presidentin e Federatës Europiane të Volejbollit, Roko Sikiriç, ku diskutuan mbi perspektivat për zgjerimin e bashkëpunimit.

Pas këtij takimi ministri Gonxhja u shpreh se: “Theksuam kontributin të vazhdueshëm të CEV në zhvillimin e volejbollit në Shqipëri, përmes projekteve infrastrukturore në shkolla, programeve të trajnimit për mësues dhe trajnerë, si dhe organizimit të aktiviteteve dhe finaleve europiane për grupmoshat e reja.

Po ashtu, diskutuam mbi perspektivat për zgjerimin e bashkëpunimit në të ardhmen, me fokus të veçantë zhvillimin e beach volley përgjatë bregdetit shqiptar, nga Shkodra në Sarandë, duke kontribuar njëkohësisht në zhvillimin e sportit dhe në promovimin e turizmit sportiv”.

Ndërsa kreu i Federatës Europiane të Volejbollit pohoi se: “Vlerësuam punën e bërë ndër vite nga Federata Shqiptare e Volejbollit për rritjen e këtij sporti, si dhe rolin e mbështetjes institucionale në forcimin e ekipeve kombëtare dhe kapaciteteve federative”.


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme