Ronald Koeman jep lajmin e trishtë, bashkëshortja e tij ndahet nga jeta

Ronald Koeman po përjeton një humbje të rëndë: bashkëshortja e tij, Bartina, ka ndërruar jetë. Ajo ishte 65 vjeçe dhe prej kohësh po luftonte me kancerin e gjirit.
Ish-trajneri i kombëtares së Holandës e dha lajmin mëngjesin e sotëm përmes një mesazhi të shkurtër në rrjetet sociale:
“Me trishtim të thellë, por edhe me krenari e dashuri të madhe, i themi lamtumirë një gruaje të mrekullueshme – nënës dhe gjyshes sonë të dashur, Bartina Koeman-Boddeveld.”
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.




