Zjarr në një klub nate në Indi, të paktën 25 të vdekur, mes tyre dhe turistë

Njëzet e pesë persona kanë humbur jetën në një zjarr që ra në një klub nate të njohur në rajonin bregdetar të Goas në Indi. Ndërsa gjashtë persona të tjerë janë në spital.
Shumica e viktimave besohet të jenë anëtarë të stafit të klubit në Arpora, në Goa Veriore, ndërsa midis të vdekurve ka edhe turistë.
Policia beson se një bombol gazi shpërtheu në kuzhinën e klubit, duke shkaktuar një flakë që përfshiu lokalin të shtunën në mesnatë.

“Zjarri u përqendrua kryesisht rreth zonës së kuzhinës në katin përdhes”, tha Alok Kumar, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë së Goas.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



