Zjarr në një spital në Pekin, humbin jetën 29 persona

Njëzet e nëntë persona kanë humbur jetën si pasojë e një zjarri që ka rënë në një spital në Pekin.
Ngjarja ndodhi në Spitalin Changfeng të Pekini në orën 12:57 të së martës.
Li Zongron, nënkryetari i rrethit Fengtai ku ndodhet spitali, tha se 26 nga viktimat ishin pacientë, ndërsa të tjerët ishin anëtarë të familjes dhe punonjës mjekësorë.
Zyrtarët e zjarrfikësve thanë në konferencën për media se shkaku i aksidentit paraprakisht ka qenë për shkak të renovimit të objektit. Por detajet lidhur me shkakun e tragjedisë, janë ende nën hetim.
Në orën 12:57 të së martës, një zjarr ka rënë në spital, ndërsa u evakuuan 71 pacientë, raporton ChinaDaily.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




