Zjarr në vendgrumbullimin e mbetjeve në Krujë, shiu përmirëson situatën, por vatra mbetet aktive
Një zjarr ka përfshirë që prej mbrëmjes së së martës vendgrumbullimin e mbetjeve në Krujë. Flakët u përhapën me shpejtësi, duke rrezikuar gjatë natës edhe zonat e banuara pranë landfillit.
Reshjet e shiut kanë ndihmuar në përmirësimin e situatës dhe në uljen e intensitetit të flakëve, por zjarri ende nuk është shuar plotësisht. Në terren vijojnë të jenë forcat zjarrfikëse, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e vatrave aktive.
Paraprakisht dyshohet se zjarri mund të jetë i qëllimshëm, ndërsa tymi i dendur i shkaktuar nga djegia e mbetjeve ka krijuar ndotje të konsiderueshme të ajrit, duke shqetësuar banorët e zonës. Shkaqet e rënies së zjarrit pritet të përcaktohen nga hetimet.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




