Zjarr pranë stadiumit të Argjentinë-Meksikë

Në Lusail të Katarit, një zjarr ka rënë rreth 3.5 kilometra larg stadiumit ku do të zhvillohet mbrëmjen e sotme ndeshja mes Argjentinës dhe Meksikës, e vlefshme për Botërorin e Futbollit. Sipas Ministrisë së Brendshme të Katarit, një ndërtesë në ndërtim e sipër ka marrë flakë.
Tymi i zi i dendur u ngrit në qiell, i cili ishte i dukshëm nga një market në qendër të Dohas, ndërsa tifozët e Kupës së Botës endeshin rreth dyqaneve dhe restoranteve. Nuk raportohet për të lënduar.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.



