Zjarret gjatë verës, takim për marrjen e masave për parandalimin dhe përballimin e zjarreve

Marrja e masave për parandalimin dhe përballimin e zjarreve në pyje e kullota gjatë stinës së verës ishin në fokus të një takimi të thirrur nga Prefekti i Qarkut Korçë Nertil Jole. Situata në vitet e fundit ka pasur përmirësim pasi rastet e zjarreve në Qarkun Korçë kanë ardhur në rënie.
“Statistikat e rasteve, në vitin 2021-2022 për referencë vitin 2023 janë drejt një përmirësimi për rastet në banesë, bazë ushqimore blegtorale”, tha Nertil Jole, Prefekt i Qarkut Korçë.
Drejtori i Përgjithshëm i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi bëri apel për më shumë ndërgjegjësim nga ana e banorëve.
“Për çdo qytetar të Shqipërisë, për çdo fermer që ti bashkohet shërbimi zjarrfikës në këto ditë përvëluese duke mos ndezur zjarre”, tha Arben Cara, Drejtor i Përgjithshëm i Shërbimit të Mbrojtjes nga Zjarri e Shpëtimi.
Drejtori i Drejtorisë Vendore të Policisë tha se është i rëndësishëm nënshkrimi i një memorandum me shtetin grek për të ndihmuar njëri-tjetrin në raste zjarresh.
Në Qarkun Korçë këtë vit nuk janë shënuar zjarre masive, vetëm vatra të vogla që janë arritur të shuhen në kohë pa shkaktuar dëme
/RTSH/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




