Zjarret në Dropull- Qendra Shëndetësore në punë 24 orë, asnjë problem shëndetësor

4 dite i përfshirë nga flakët, por nuk është shënuar, fatmirësisht asnjë problematikë shëndetësore te banorët e Dropullit të Poshtëm.
Pranë qendrës shëndetësore në Sofratikë e cila ka qenë në gatishmëri të plotë me 24 orë shërbim janë paraqitur vetëm dy efektivë që kanë pësuar djegie të lehta thotë mjeku Maksi Guxo.
“Pavarësisht zjarreve, nga ana njerëzore nuk humbëm asnjë person dhe kjo është një fitore”, tha mjeku.
Në Dropull shumica e banorëve rezident janë të moshuar dhe kjo ngjarje të cilën e përjetuan me frikë edhe ankth sipas tij do të ndikojë në gjendjen e tyre psikologjike.
Qendra shëndetësore Dropull i Poshtëm regjistron në regjistrin elektronik rreth 9000 banorë.
Gazetare: Y.Ponde
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




