Zjarr në Palasë, mbërrin helikopteri për të ndihmuar në fikjen e flakëve

Aktualitet | 3 muaj më parë

Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë kodrën e Palasës që prej mesnatës së kaluar, pak para hyrjes së tunelit. Flakët vijojnë të jenë aktive, ndërsa në terren janë angazhuar forcat zjarrfikëse, policia dhe administrata e zonave të mbrojtura.

Për shkak të përmasave të zjarrit dhe terrenit të vështirë, sot ka mbërritur edhe një helikopter për të ndihmuar në operacionin e fikjes së flakëve.

Autoritetet po punojnë pa ndërprerje për të izoluar vatrat e zjarrit dhe për të shmangur përhapjen e mëtejshme të tij.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme