Zogaj: SPAK është para një prove të madhe për rastin e Veliajt

Politikë | 2 vite më parë

Analisti Preç Zogaj ka deklaruar në emisionin “3D” të Alban Dudushit në RTSH1 se SPAK është para një prove të madhe për rastin e Veliajt.

Zogaj theksoi se beteja për drejtësi zhvillohet në gjykatë ndërsa SPAK-u bën vetëm akuzën.

Ai vuri në dukje në vend është krijuar një elitë politike që nuk lëviz nga vendi teksa kemi një kulturë pandëshkueshmërie.

Për këtë arsye, Zogaj tha se SPAK është para një prove për rastin e Veliajt.

“Beteja për drejtësi zhvillohet në gjykatë. Nuk bën drejtësi SPAK-u. SPAK-u bën akuzë. Ne kemi një elitë politike që nuk lëviz. Kanë krijuar kulturën e pandëshkueshmërisë. Këtu kriza ka qenë e hetimit. SPAK-u po bën hetim pasuror dhe hetimi pasuror po duket si rruga më e sigurtë dhe më e vështirë për të shkuar te akuza penale. Mendoj se hetimi pasuror nuk duhet nënvlerësuar. SPAK-u është para një prove të madhe me rastin e Erion Veliajt sepse edhe mund të rrezikojë reputacionin e vet. Edhe në rastin e “5D” , ai mund të thotë që s’ka gisht. Asnjë që ka lyer gishtin nuk do të shpëtojë”, u shpreh Zogaj.

/rtsh.al/


Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.

Komentet 0

Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.

Të ngjashme