Zv.presidenti Vance udhëtim drejt Pakistanit për bisedime të reja me Iranin

Zëvendëspresidenti i SHBA-së, JD Vance, pritet të udhëtojë drejt Pakistani për të udhëhequr një raund të ri negociatash me Irani, në përpjekje për të ulur tensionet mes dy vendeve.
Presidenti Donald Trump bëri të ditur në rrjetet sociale se “përfaqësuesit” e tij do të mbërrijnë në Islamabad mbrëmjen e së martës (21 prill). Më pas, Shtëpia e Bardhë konfirmoi se delegacioni do të drejtohet nga Vance.
Sipas një zyrtari të administratës amerikane, pjesë e delegacionit do të jenë edhe këshilltarët e Trump, Steve Witkoff dhe Jared Kushner, të cilët kanë marrë pjesë edhe në bisedimet e mëparshme.
Nga ana tjetër, Teherani nuk e ka konfirmuar ende pjesëmarrjen. Mediat shtetërore iraniane raportojnë se zyrtarët nuk do të përfshihen në negociata për sa kohë që bllokada amerikane mbetet në fuqi.
Raundi i fundit i bisedimeve mes dy palëve zgjati rreth 21 orë, por përfundoi pa marrëveshje, pasi SHBA-ja dhe Irani mbetën larg njëri-tjetrit për çështje kyçe, përfshirë programin bërthamor të Teheranit.
/rtsh.al/
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




