Zyrtarë të lartë kinezë dhe amerikanë zhvillojnë bisedime telefonike mbi tregtinë

Zv.kryeministri kinez Liu He, anëtar i Byrosë Politike të Komitetit Qendror të Partisë Komuniste të Kinës dhe drejtuesi i palës kineze në dialogun e gjithanshëm ekonomik mes Kinës dhe ShBA-së, zhvilloi një bisedë telefonike me Përfaqësuesen Tregtare të ShBA-së Katherine Tai në mëngjesin e së enjtes.
Të dy palët zhvilluan shkëmbime të sinqerta, praktike dhe konstruktive në frymën e barazisë dhe respektit të ndërsjellë.
Palët pranuan se zhvillimi i tregtisë dypalëshe është shumë i rëndësishëm dhe shkëmbyen mendime mbi çështjet që shqetësojnë njëra-tjetrën, duke u pajtuar për vazhdimin e komunikimit në të ardhmen.
Të gjitha të drejtat e këtij materiali janë pronë ekskluzive dhe e patjetërsueshme e RTSH, sipas Ligjit Nr.35/2016 “Për të drejtat e autorit dhe të drejtat e tjera të lidhura me to”. Ndalohet kategorikisht kopjimi, publikimi, shpërndarja, tjetërsimi etj, pa autorizimin e RTSH, në të kundërt çdo shkelës do mbajë përgjegjësi sipas nenit 179 të Ligjit 35/2016.
Komentet 0
Ende nuk ka komente. Bëhuni i pari që komenton.




